Mjegulla në Shkup, mbrëmë u anuluan të gjitha ngritje-uljet nga aeroporti i Shkupit
Për shkak të mjegullës së dendur dhe dukshmërisë së zvogëluar në luginën e Shkupit, mbrëmë janë anuluar të gjitha ngritje-uljet e avionëve nga aeroporti i Shkupit.
Avioni që fluturonte në linjën Hamburg – Shkup, mbrëmë nuk arriti të ulej në aeroportin e Maqedonisë së veriut, pas 11 tentativave të pasuksesshme, pas së cilës është dashur të ndryshojë destinacionin e aterimit. Mjegulla e dendur dhe dukshmëria e zvogëluar kanë qenë arsyeja që aeroplani të ridrejtohet nga Shkupi në aeroportin e Prishtinës. Mjegulla ka disa ditë me radhë që po shkakton probleme në aeroportin e Shkupit dhe duhet kërkuar zgjidhje alternative. Dy ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur u anuluan nëntë fluturime nga aeroporti i Shkupit, ndërsa katër u spostuan. Edhe mbrëmjen e 31 dhjetorit, të paktën tre fluturime u devijuan për në Prishtinë.