Kovaçevski: Kriza energjetike, një mundësi për transformimin energjetik të vendit

Kovaçevski: Kriza energjetike, një mundësi për transformimin energjetik të vendit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se kriza energjetike me të cilën përballet vendi është edhe një mundësi për transformimin energjetik që është shumë i rëndësishëm për vendin. “Maqedonia e Veriut ka resurse dhe plani është që të shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi në dispozicion për ta bërë vendin një qendër energjetike të energjisë së gjelbër, dhe jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”, deklaroi kryeministri.

I pyetur nëse është arritur një balancë gjatë kohës së tij në zgjidhjen e temave kryesore dhe çështjeve të brendshme, kryeministri thekson se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në. “Kjo do të thotë më shumë investime të huaja dhe vendase. Ato nënkuptojnë punë më shumë dhe më të paguara. Këtë vit janë hapur 2.000 vende pune në kompani që janë investime të huaja direkte dhe që paguhen më mirë se punët e tjera”, deklaroi kryeministri. /SHENJA/

MARKETING