8 palestinezë të vra’rë dhe mbi 25 të plagosur në sulmet izra’elite në Gaza pavarësisht armëpushimit
Të paktën tetë palestinezë u vranë dhe më shumë se 25 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim që ishte caktuar të hynte në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale sipas afati kohor i rënë dakord nga ndërmjetësit Katari, Egjipti dhe SHBA, transmeton Anadolu.
Departamenti i Mbrojtjes Civile raportoi se “tetë palestinezë u vranë dhe më shumë se 25 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në zona të ndryshme në Rripin e Gazës”.
“Bombardimet izraelite vazhdojnë në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, veçanërisht në Qytetin Gaza dhe në Guvernatën e Veriut, pavarësisht nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit”, tha Departamenti i Mbrojtjes Civile
Më herët, një burim mjekësor në Spitalin Baptist raportoi se tre palestinezë u vranë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës.
Ndërkohë, granatimet e artilerisë izraelite rifilluan në disa zona të Rripit të Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas një korrespondenti të Anadolut, bombardimet rifilluan menjëherë pasi armëpushimi supozohej të fillonte duke vënë në shënjestër Khan Younisin dhe Nuseiratin në Rripin e Gazës.
Automjetet e ushtrisë izraelite, sipas të njëjtit burim, hapën zjarr edhe në lindje të lagjeve Shujaiya dhe Zeitoun.
Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se armëpushimi në Gaza nuk do të fillojë derisa të merret lista e pengjeve që do të lirohen.
Grupi palestinez Hamasi përsëriti përkushtimin e tij ndaj marrëveshjes duke theksuar se vonesa është për shkak të “arsyeve teknike dhe logjistike”.
Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit pritet të ndalojë luftën gjenocidale izraelite në Gaza, që vazhdon që nga 7 tetori i vitit 2023, e cila ka vrarë të paktën 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 110.700 të tjerë.