344 shoferë të gjobitur në Shkup, 155 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 344 gjoba, nga të cilat 155 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 36 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 38 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING