3,000 vdekje mbi mesataren çdo javë në Britani sjellin thirrje për hetime urgjente në sistemin shëndetësor

3,000 vdekje mbi mesataren çdo javë në Britani sjellin thirrje për hetime urgjente në sistemin shëndetësor

Zyrtarët në Britani po bëjnë thirrje për hetim mbi rritjen e numrit të vdekjeve në vend, me mijëra njerëz që vdesin më shumë se zakonisht, shkruante sot rrejti vendas Daily Mail.

17,381 vdekje u regjistruan në Angli dhe Uells në shtatë ditët deri në më 13 janar – që janë 2,837 mbi mesataren për këtë kohë të vitit.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve që prej shifrës së 3,429 vdekje në shtatë ditët deri në 12 shkurt 2021, kur Britania ishte e përfshirë nga valaCovid-19.

Të dhënat e sistemit shëndetësor në Angli tregojnë se njerëzit kanë pritur më gjatë për ardhjet e ambulancës këtë dimër, ndërsa grafikët tregojnë se thirrjet në numrin e emergjencës 999 përfshinin shkaqe si atak kardiak, ishemi, djegie dhe epilepsi.

Ndërsa në repartet e emergjencës të ardhurit ishin vizituar brenda tre orëve pritje.

Stafi e pacientët thonin se shërbimi i ambulancës është i panevojshëm për sëmundje që nuk janë emergjente.

Të dhënat e javëve të fundit tregojnë se emergjencat e Covid-19 përbënin më pak se 5 përqind të totalit, që do të thotë se numri lartë i vdekje nxitet nga faktorë të tjerë të panjohur.

Ky dimër në Britani shënoi një rritje të konsiderueshme të vdekjeve, me 21 dhe 20 përqind respektivisht për dy javët e fundit të dhjetorit, të ndjekura nga 14 dhe 20 përqind për dy javët e para të janarit./DailyMail/