30 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën në luftën kundër Rusisë

30 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën në luftën kundër Rusisë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës dhe numrin total të të vdekurve. Sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet ruse, 30 nga 90 luftëtarë nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur në luftimet me forcat ruse. Nuk ka të dhëna nëse dhe sa njerëz nga Maqedonia e Veriut mund të luftojnë në anën ruse.
“Që nga 24 shkurt 2022, gjithsej 13,387 mercenarë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të luftuar për neonazistët,” tha Ministria e Jashtme ruse, duke publikuar një tabelë sipas kontinentit dhe veçmas për çdo vend në botë që thuhet se kanë mercenarë në Ukrainë.
Në atë tabelë shkruhet se në palën ukrainase nga ajo datë, 24 shkurt 2022, janë regjistruar 90 persona nga Maqedonia e Veriut dhe se 30 janë “eliminuar”.

Autoritetet e vendit deri më tani nuk kanë publikuar të dhëna apo vlerësime nëse dhe sa qytetarë maqedonas kanë qenë të përfshirë në këtë luftë.

MARKETING