12 pikë para Realit, Xavi: Ende nuk ndihemi kampionë

12 pikë para Realit, Xavi: Ende nuk ndihemi kampionë

Barcelona triumfoi në “El Clasico” përballë Real Madrid (2-1), duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në La Liga, pasi ka krijuar një epërsi prej 12 pikëve. Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se edhe përkundër fitores ende nuk ndihen kampionë.

“Nuk ndihemi ende kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Ndeshja ishte perfekte dhe ne e merituam këtë fitore. Ne ishim superiorë dhe lojtarët e meritonin këtë sukses, jo vetëm për atë që dhuruan ndaj Realit, por për të gjithë sezonin. Rezultati ishte i drejtë dhe jam i lumtur. Të gjithë vrapojnë, punojnë dhe kjo në fund sjell rezultate. Është diçka që na bën krenarë. Ne kemi regjistruar shumë pikë dhe kjo do të thotë se ekipi po punon shumë mirë. Mendoj se në këtë takim treguam jo vetëm se jemi shumë të fortë në sulm, por se jemi shumë solidë edhe në mbrojtje. Tani duhet të shohim përpara, na presin sfida të tjera, kampionati është ende i gjatë”, ka thënë Xavi.

MARKETING