Zyrtarët e BE-së vizitojnë Ukrainën në kuadër të 9 majit “Ditës së Evropës”

Zyrtarët e BE-së vizitojnë Ukrainën në kuadër të 9 majit “Ditës së Evropës”

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas dhe ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së mbërritën në Lviv të Ukrainës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, në deklaratën në llogarinë e tij në X tha se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kallas dhe ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë vizituar Lvivin në kuadër të aktiviteteve të 9 majit, “Ditës së Evropës”.

“Mbërritja e këtij delegacioni të madh nga Evropa në Lviv tregon rolin kyç të Ukrainës në mbrojtjen e lirisë dhe vlerave të Evropës”, tha Sybiha duke shtuar se “ky është takim historik në një kohë historike”.

Sybiha theksoi se sot do të mbahen dy takime në Lviv. “Ka dy çështje të rëndësishme përpara nesh; takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së dhe (takimi) i Grupit Kryesor të Gjykatës Speciale për Krimet e Agresionit Kundër Ukrainës”, tha ai.

– Takim i kryeministrit ukrainas dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në Telegram njoftoi se është takuar me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas e cila ndodhet në vendin e tij.

Shmyhal deklaroi se gjatë takimit të tij dypalësh me Kallas, ata diskutuan mbi situatën në vijën e frontit në kuadër të luftës Rusi-Ukrainë.

Pasi deklaroi se e falënderoi Kallas për iniciativën e saj që BE-ja të ndajë një fond mbështetës prej 1 miliard eurosh me qëllim për të mbështetur Ukrainën, Shmyhal tha se ata presin që paketa e 17-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë të miratohet së shpejti.

MARKETING