Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta

Real Madrid dhe Eden Hazard kanë arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës dhe lojtari do të lirohet nga klubi mbretëror më 30 qershor 2023.

Edhe pse kishte edhe një vit kontratë, duket se Los Blancos nuk kanë pranuar më ta mbajë, duke i ofruar marrëveshje për shkëputje të kontratës.

“Eden Hazard ka qenë pjesë e klubit tonë për katër sezone, në të cilat ka fituar 8 tituj: Një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, një Superkupë Evropiane, DY  La Liga, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa Spanjolle”.

“Real Madrid dëshiron të shprehë dashurinë për Eden Hazard dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë fazë të re”, thuhet në njoftimin e klubit.

Hazard kur erdhi te Real Madridi ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por në klubin mbretëror, ai nuk arriti ta gjejë vetën.

Madje shumë shpesh ai është cilësuar një blerja më e keqe e Real Madridit në histori.

Hazard ka bërë karriere te Lille, ndërsa kulmin e tij e kishte te Chelsea.

MARKETING