Zyrtare/ Manchester United rinovon me Erik ten Hag

Zyrtare/ Manchester United rinovon me Erik ten Hag

Manchester United vazhdon përpara me Erik ten Hag. “Djajtë e Kuq” kanë rinovuar kontratën me teknikun holandez deri në verën e vitit 2026.

Shumë u përfol për një largim të 54-vjeçarit, por fitimi i FA Cup në finalen përballë Manchester Cityt vulosi “fatin” e tij në “Old Trafford”.

Aty ku sipas kontratës së re të firmosur me klubin ishullor, trajneri tulipan do të qëndrojë të paktën edhe dy vite.

Ten Hag mban postin e trajnerit të skuadrës me më shumë tifozë në planet prej verës së vitit 2022.

Gjatë këtyre dy sezoneve, ish-trajneri i Ajaxit ka udhëhequr United drejt fitimit të EFL Cup (2023) dhe FA Cup (2024).

Tifozët ëndërrojnë titullin kampion, që u mungon prej sezonit 2012/2013, kur “armata” e drejtuar nga Sir Alex Ferguson siguronte trofeun numër 20 në histori.

MARKETING