Zyrtare: Franco Mastantuono, lojtar i ri i Real Madridit

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Franco Mastantuonos me një kontratë gjashtëvjeçare.
MARKETING
Djaloshi i mrekullueshëm argjentinas i bashkohet klubit mbretëror nga River Plate në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro.
Ai do të luajë në Kupën e Botës për Klube me ekipin argjentinas përpara se të mbërrijë në Madrid në muajin gusht.
Ndryshe, Mastantuono u zhvillua në sistemin e të rinjve të River Plate midis viteve 2019 dhe 2024 dhe ishte pjesë e ekipit të parë gjatë sezonit 2024-2025.
Në shkurt të vitit 2024, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e River Plate, duke fituar një Superkupë Argjentine me të.
Në moshën 17 vjeçare, ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar argjentinas në të gjithë historinë e saj.