ZYRTARE: Dueli Shkëndija – Vardari luhet të dielën, FFM pranon kërkesën e tetovarëve

ZYRTARE: Dueli Shkëndija – Vardari luhet të dielën, FFM pranon kërkesën e tetovarëve

Shkëndija e Tetovës ka njoftuar se pas kërkesës së tyre dhe bashkëpunimit me FFM-në, është arritur marrëveshje për të kthyer orarin paraprak të ndeshjes ndaj Vardarit të dielën.

Kështu ndeshja Shkëndija-Vardari, do të luhet në Tetovë në datën e saj origjinale, më 03.03.2024, me fillim në orën 14:00, siç ishte parashikuar fillimisht.

Ky vendim i përmbushë dëshirat e tifozëve tetovarë, duke u siguruar atyre që të kenë mundësinë e plotë për të marrë pjesë dhe për të mbështetur ekipin në këtë ndeshje të rëndësishme.

MARKETING