Zv/presidenti amerikan dënon sulmin e “neveritshëm” ndaj një xhamie në San Diego

Zv/presidenti amerikan dënon sulmin e “neveritshëm” ndaj një xhamie në San Diego

Zv/presidenti amerikan, JD Vance, ka dënuar ashpër një sulm “të neveritshëm” ndaj një xhamie në San Diego, ku humbën jetën tre persona, transmeton Anadolu.

“Nuk njoh asnjë person që do të thoshte diçka tjetër përveç asaj që do të them tani, që një lloj i tillë dhune në SHBA është i neveritshëm”, u tha Vance gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“I inkurajoj të gjithë amerikanët të luten për të gjithë ata që u përfshinë dhe u prekën nga kjo ngjarje. Nuk duam që kjo të ndodhë në vendin tonë dhe Zoti i pastë mëshiruar shpirtrat e njerëzve që humbën jetën”, shtoi ai.

Vance tha se ai dhe bashkëshortja e tij vizitojnë rregullisht një restorant pranë Qendrës Islame në San Diego kur ndodhen në qytetin jugor të Kalifornisë. Zonja e dytë, Usha Vance, është nga ai qytet dhe zv/presidenti tha se e pyeti nëse njihte dikë që mund të kishte qenë i pranishëm.

“I thashë a do të kishe njohur dikë që mund të ishte përfshirë në këtë. Dhe ajo tha Absolutisht, do të njihja disa njerëz ose të paktën prindërit e tyre, që mund të kenë përdorur shërbimet e kësaj qendre komunitare”, tha ai.

Tre persona, përfshirë një roje sigurie, u vranë me armë zjarri të hënën në këtë qendër. Zyrtarët e rendit thanë se dy adoleshentë të dyshuar si autorë të sulmit vdiqën nga plagë të vetëshkaktuara me armë zjarri.

Të shtënat po hetohen si krim urrejtjeje.

MARKETING