Zv/ministri i MPB-së, Iseni për incidentin në Kumanovë: Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen!

Zv/ministri i MPB-së, Iseni për incidentin në Kumanovë: Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen!

Ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ndaj thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë.

Sipas tij këto veprime janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë frymën e bashkëjetesës.

“Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen, po ashtu do të përgjigjen nismëtarët e këtij provokimi. Sa i përket BDI-së: Ata nuk kanë të drejtë morale të flasin për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e BDI-së ata që rrinin ulur në kolltuqe, pa folur, pa protestuar dhe pa dhënë dorëheqje! As kur shqiptarët zvarriteshin në tokë, as kur arrestoheshin, as kur vriteshin nëpër rrugë, as kur poshtëroheshin në prag të shtëpive të tyre. Ata zgjodhën pushtetin para popullit. Mjaft me lot krokodili se ju njohim”, shkruan zëvendësministri Iseni.

MARKETING