Zv/kryeministri serb: Komplotistët kundër Trump qëndrojnë pas protestave në Serbi

Zv/kryeministri serb: Komplotistët kundër Trump qëndrojnë pas protestave në Serbi

Komplotuesit amerikanë kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe disa shërbimeve evropiane të inteligjencës qëndrojnë pas protestave në Serbi, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin në një koment ekskluziv për TASS.

“Revolucioni me ngjyra në Serbi është organizuar nga “Deep State” i SHBA-së, i njëjti që po përpiqet të pengojë përpjekjet për paqe të Presidentit Trump, si dhe disa shërbime të inteligjencës evropiane”, tha Vulin.

Sipas tij, “të njëjtët aktorë qëndrojnë pas sulmit ndaj presidentit Dodik dhe Republika Srpska”.
“Këto sulme të njëkohshme kanë një qëllim – shembjen e Serbisë dhe sjelljen në pushtet të politikanëve në Serbi, të cilët do të ekzekutojnë gjithçka që kërkon Perëndimi, përfshirë sanksionet kundër Rusisë,” theksoi ai.

Pas shembjes së strukturës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, Serbi, më 1 nëntor 2024, në republikë filluan protestat antiqeveritare, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Protestuesit fajësojnë autoritetet e vendit për tragjedinë.

MARKETING