Zv/kryeministri Fetai: Prokuroria ta merr në pyetje Ali Ahmetin për vendndodhjen e Artan Grubit
Zv.kryeministri Arben Fetai, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për vendndodhjen e Artan Grubit.
“Ali Ahmeti deklaroi se ka njohuri për vendndodhjen e Artan Grubit, për të cilin ka një fletarrest ndërkombëtar.
Prokuroria publike, në bazë të kësaj deklarate publike, ka për obligim ligjor ta thërrasë në pyetje z. Ali Ahmeti për ta pyetur se ku ndodhet personi që ndiqet nga drejtësia e vendit”, ka shkruar Fetai.