Rrëzohet nga mopedi, humb jetën një 67-vjeçar nga Ohri
Më 17.09.2026, rreth orës 11:30 të paradites, në Drejtorinë e Policisë së Ohrit është raportuar se në rrugën “15 Korpus” në Ohër, 67-vjeçari I.B. nga Ohri, duke drejtuar një moped me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.
Nga lëndimet e marra, I. B. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë e ka shpallur të vdekur.

