Zoran Dimitrievski dha dorëheqje nga funksioni zëvendës ministër i Vetadministrimit Lokal

Zoran Dimitrievski dha dorëheqje nga funksioni zëvendës ministër i Vetadministrimit Lokal

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fillim të seancës së 107-të informoi se Zoran Dimitrievski ka dhënë dorëheqje nga funksioni zëvendës ministër i Vetadministrimit Lokal.

Xhaferi potencoi se Dimitrievski nuk ka dashur ta shfrytëzojë të drejtën që t’i elaborojë shkaqet për dorëheqje dhe me këtë i ndërpritet funksioni.

Dorëheqja e Dimitrievskit vijon pas daljes së partisë së tij Lidhjes Dmeokratike nga koalicioni i Qeverisë.

MARKETING