Zona e Washington DC nën alarm për cilësinë e ajrit për shkak të tymit nga zjarret në Kanada

Zona e Washington DC nën alarm për cilësinë e ajrit për shkak të tymit nga zjarret në Kanada

Zona e Washington DC u vendos nën një alarm të Kodit Vjollcë (shumë i pashëndetshëm) për cilësinë e ajrit, pasi tymi nga zjarret në pyje në Kanada mbuloi rajonin, transmeton Anadolu.

Këshilli Metropolitan i Qeverive të Washingtonit e ngriti nivelin e alarmit nga Kodi i Kuq në Kodin Vjollcë, duke paralajmëruar në një postim në rrjetin social X të kompanisë amerikane të premten në mëngjes se cilësia aktuale e ajrit është “shumë e pashëndetshme për të gjithë”.

Ai shtoi se “grupet e ndjeshme këshillohen të shmangin çdo aktivitet fizik jashtë” dhe ta shtyjnë atë për një kohë kur cilësia e ajrit të jetë përmirësuar. Për të gjithë të tjerët këshilloi të “shmangin aktivitetet e gjata ose intensive”.

Faqja e monitorimit IQAir e renditi zonën e DC-së ndër qytetet e mëdha më të ndotura në botë të premten në mëngjes, pas vetëm Detroitit dhe Çikagos.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të kufizojnë aktivitetet jashtë dhe të përdorin maska N95 nëse duhet të dalin, veçanërisht personat me astmë, probleme të zemrës ose mushkërive, fëmijët dhe të moshuarit.

Parashikuesit thanë se kushtet me tym pritet të vazhdojnë deri të premten në mbrëmje, përpara se të përmirësohen gradualisht gjatë fundjavës.

MARKETING