Zjarr në kazermën e Tetovës! Dy ushtarë në spital pas përpjekjes për të ndaluar flakët

Zjarr në kazermën e Tetovës! Dy ushtarë në spital pas përpjekjes për të ndaluar flakët

Dy pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën ushtarake në Tetovë. Lajmi u konfirmua nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit.
“Sapo morëm njoftimin, intervenuam me shtatë zjarrfikës, dy automjete zjarrfikëse dhe një automjet të posaçëm për ndërhyrje në terren të vështirë. Zjarri u lokalizua brenda 30 minutash,” deklaroi komandanti i NjTKZ Tetovë, Avni Ameti.
Sipas tij, dy ushtarët janë lënduar teksa përpiqeshin të ndalonin përhapjen e zjarrit dhe më pas janë dërguar për trajtim në Spitalin e Tetovës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

MARKETING