Zidane refuzoi sërish PSG-në, tre emrat në garë për zëvendësimin e Galtier

“Le Parisien” ka raportuar këtë të enjte se Zinédine Zidane ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain për të zëvendësuar Christophe Galtier. Pavarësisht se largim i ish-it të Nice nuk është zyrtarizuar ende, këshilltari sportive i PSG-së, Luís Campos, nuk e sheh më si trajner të parizienëve.

Në maj, Zidane ishte zgjedhja e parë e PSG-së, ashtu siç ishte vitin e kaluar para ardhjes së Galtier. Në atë kohë, PSG nuk po merrte përgjigje pozitive nga Zidane, pavarësisht se bëri një propozim që do ta bënte një nga tre trajnerët më të paguar në futboll.

“Le Parisien” siguron se Zidane është kontaktuar nga PSG në javët e fundit, por ka refuzuar. Tani drejtuesit kanë të tjera alternativa, duke përfshirë Julian Nagelsmann, Luis Enrique dhe Xabi Alonso. Janë pikërisht këta emra në listën përfundimtare.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif