Ziadin Sela: Të jemi në anën e duhur të historisë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë fjalës së tij në Akademinë Solemne për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka folur mbi rëndësinë dhe peshën e MO-së, duke thënë se gjatë këtyre 24 viteve përpos nënshkrimit të marrëveshjes paqësore mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, gjithashtu kemi parë edhe vuajtjet dhe mallin e nënave, motrave dhe vëllezërve tanë.
“Këto 24 vite, janë vite të mallit që nënat tona, vëllezërit tanë, motrat tona i kanë përjetuar gjatë këtyre viteve. Përgjegjësi e politikanëve është që të qëndrojnë në anën e duhur të historisë, ndërsa ky është edhe momenti po aq i rëndësishëm sa edhe ai i para 24 viteve”, ka thënë Sela.