Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi: Harris kryeson Trump në tre shtete kryesore
Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, udhëheq ndaj ish-presidentit Donald Trump në tre shtete kryesore të SHBA-së, sipas sondazheve të New York Times dhe Siena College. S
Sipas sondazhit, i cili u krye mes 1,973 votuesve të regjistruar nga 5 deri më 9 gusht, Harris kryeson Trump me katër pikë përqindje në Wisconsin, Pensilvani dhe Michigan . Konkretisht, në të tre shtetet, Kamala Harris mbledh një përqindje prej 50%, e ndjekur nga Donald Trump me 46%.
Marzhi i gabimit ishte plus ose minus 2,5 pikë përqindje për të gjithë votuesit e regjistruar dhe plus ose minus 2,6 pikë përqindje për elektoratin. Sondazhet e fundit i shtojnë një vrull të ri fushatës presidenciale demokrate, ndërsa Harris dhe kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walsh, përfundojnë vizitat e tyre në shtetet e lëkundura që mund të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet e nëntorit.