Zgjedhja e Trumpit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm shkakton stuhi në Washington

Zgjedhja e Trumpit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm shkakton stuhi në Washington

Vendimi i Donald Trumpit për të emëruar kongresmenin republikan, Matt Gaetz si Prokuror të Përgjithshëm ka shkaktuar tronditje në Washington, duke përfshirë edhe partinë e presidentit të zgjedhur.

Trumpi të mërkurën shpalli Gaetzin si zgjedhjen e tij për të qenë zyrtari kryesor i zbatimit të ligjit të vendit në departamentin e drejtësisë, një rol që drejton pozicionet ligjore të qeverisë për çështje kritike, duke përfshirë abortin dhe të drejtat civile.

Republikanët kanë shprehur mëdyshje për këtë nominim.

“Unë nuk mendoj se është një nominim serioz për Prokurorin e Përgjithshëm”, i ka thënë NBC News senatorja republikane nga Alaska, Lisa Murkowski.
“Duhet të kemi një prokuror të përgjithshëm serioz. Dhe po pres me padurim mundësinë për të konsideruar dikë që është serioz”, ka shtuar ajo.

Gaetz ishte një gjemb në sy për kolegun e tij republikan dhe ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, pasi kishte udhëhequr përpjekjen e suksesshme për të larguar McCarthy nga roli i tij.

Ai u hetua nga departamenti i drejtësisë në një rast të trafikimit seksual, megjithëse departamenti në fund nuk pranoi të ngrinte akuza.
Po ashtu ishte nën hetim nga komiteti i etikës i Dhomës së Përfaqësuesve mes akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, përdorim të paligjshëm të drogës dhe shkelje të tjera të supozuara etike.

Gaetz e ka mohuar ashpër çdp keqbërje.

MARKETING