Zeni Husmani rikthehet në Maqedoni, firmos me Gostivarin

Zeni Husmani rikthehet në Maqedoni, firmos me Gostivarin

Zeni Husmani është rikthyer edhe zyrtarisht të luaj në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mesfushori 33 vjeçar ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gostivarit, me këta të fundit që e kanë zyrtarizuar dhe prezantuar përmes rrjeteve sociale mesditën e kësaj të enjte. Rikthimi i Husmanit në elitën e futbollit vendor është ndërmjetësuar nga dy agjentët Muaz Ramadani dhe Erduan Ali, të cilët kanë kontribuar jo pak për të bindur futbollistin shqiptar që të kthehet të luaj në vendlindje edhe përkrahë disa ofertave nga Rumania dhe Shqipëria. Zeni Husmani edhe më herët ka luajtur në kampionatin vendor kur në vitin 2019 ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Domzhale, Giresunspor dhe Shibenik.

MARKETING