Zendeli: Bekim Sali duhej të mbështeste studentët nga Shqipëria, jo t’i ironizonte
Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi qasjen e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, ndaj studentëve nga Shqipëria që kishin ardhur për të protestuar lidhur me provimin e jurisprudencës.
Sipas Zendelit, deklaratat e tij ndaj studentëve kanë qenë të papërshtatshme dhe kanë tejkaluar një reagim institucional.
“Më shqetësuese ishte fakti që zëvendëskryeministri i parë shkoi shumë më larg se vet kryeministri mori guximin edhe të ironizojë mos të them edhe të ofendojë studentët e Shqipërisë duke adresuar se nuk e dijnë se pse protestojnë. Në ndërkohë në kishim një solidarizim nga studentët e SHqipërisë që kishte munguar gjatë kohë në RMV. Zëvendëkryeministri i parë i cili është shqiptar, duheshte që të solidarizohet me ata student dhe ta ngrejë zërin që ata studentë të mos dërgohen ne Kumanovës, e jo të ironizojë më ata”, deklaroi Zendeli.

