Zelenskyy: Ukraina është përgjegjëse për sulmin me dron ndaj anijes ruse të mallrave në Gjirin e Finlandës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se vendi i tij është përgjegjës për një sulm me dron ndaj një anijeje ruse mallrash në Gjirin e Finlandës gjatë fundjavës, transmeton Anadolu.
Në një intervistë me Bloomberg të hënën vonë, pjesë të së cilës u publikuan të martën, Zelenskyy e përshkroi anijen të quajtur “Sparta II”, si një objektiv legjitim për ushtrinë e vendit të tij, megjithëse ai tha se sulmi mund të ketë tronditur disa nga aleatët e Ukrainës.
“Çdo anije me flamur rus, çdo gjë që transporton armë ose çdo ngarkesë të sanksionuar që mund të transportojë Zoti e di se çfarë, është një objektiv legjitim për ne në ujërat territoriale ruse ose neutrale”, citohet të ketë thënë Zelenskyy.
Zelenskyy tha se sulmi u zhvillua në ujërat territoriale ruse. “Ne i kishim të gjitha të drejtat për këtë dhe më pas ndodhi një ndryshim dhe sigurisht që ka pyetje”, tha ai.
Autoritetet raportuan të shtunën se anija ruse e mallrave u zhvendos nga ujërat ndërkombëtare në ujërat territoriale finlandeze pasi mori flakë si rezultat i një sulmi me dron.
Më herët të martën, Ministria ruse e Transportit tha se anija u tërhoq me sukses në portin e Shën Petersburgut.

