Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Putin nuk dëshiron paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy në Konferencën e Sigurisë në Mynih e ka ripërsëritur deklaratën e tij se Rusia kreu një sulm “shumë të rrezikshëm” në centralin bërthamor të Çernobilit gjatë natës, gjë që Kremlini e mohon.
Një dron fluturoi shumë poshtë për t’u zbuluar nga radarët, thotë ai, duke shtuar se sulmi i supozuar ishte planifikuar qëllimisht që të përkonte me fillimin e konferencës së Mynihut.
“Putini definitivisht nuk do paqe,” thotë ai.
Zelensky gjithashtu pretendon se inteligjenca tregon se Rusia po përgatitet për një luftë kundër NATO-s vitin e ardhshëm.