Zejd Rexhepi: Zgjedhjet e fundit në Hungari kanë mesazh të qartë politik edhe për qeverinë e RMV-së

Zejd Rexhepi: Zgjedhjet e fundit në Hungari kanë mesazh të qartë politik edhe për qeverinë e RMV-së

Kryetari i Lëvizjes Populli dhe njëherazi edhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka komentuar zgjedhjet e fundit në Hungari, ku Viktor Orban ka humbur zgjedhjet e së dielës. Sipas Rexhepit, me humbjen e Orbanit në Hungari, është koha e fundit që Mickoski të tërhiqet nga qëndrimi i tij kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe nga retorika diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, sepse përndryshe fati i Orbanit do t’i bëhet i pashmangshëm.

Postimi i plotë i Zejd Rexhepit në vijim:

Sepse, ajo që i bashkonte Qeverinë e Orbanit me atë të Mickoskit ishin jo vetëm vijat e qarta prosërbe dhe proruse, por mbi të gjitha 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐬𝐞 𝐭ë 𝐝𝐲𝐣𝐚 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭ë 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐭 𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐁𝐄-𝐬ë.⁣

Dhe pikërisht ky izolim nga BE-ja ishte i kobshëm për Orbanin dhe solli ndryshimin në Hungari: nga 135 deputetë që kishte partia e tij në zgjedhjet e vitit 2022 (fuqi absolute), në zgjedhjet e së dielës mori vetëm 55 deputetë.⁣

Ky është sinjal i qartë edhe për “fuqinë politike” të VMRO-së së Mickoskit, se izolimi nga BE-ja mund të sjell ndryshim drastik brenda vetëm 4 viteve zgjedhore.⁣

Andaj, tash është koha e fundit që Mickoski të tërhiqet nga qëndrimi i tij kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe nga retorika diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, sepse përndryshe fati i Orbanit do t’i bëhet i pashmangshëm.

MARKETING