Zejd Rexhepi: Qeveria monoetnike dhe anti-europiane po zhbën themelet e Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, sonte gjatë fjalimit të tij në Akademinë Solemne që është mbajtur për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka folur rreth rëndësisë së kësaj marrëveshjeje që ka sjell paqe mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Sipas Rexhepit, edhe përkundër faktit se kjo marrëveshje është ndërtuar mbi themelet e një kontrate paqësore, qeveria VMRO-VLEN, po zhbën themelet e kësaj marrëveshje.
“Marrëveshja e Ohrit, ishte çmimi i paqes dhe bashkëjetesës. Me këtë marrëveshje paqësore është arritur një kontratë ku dy komunitetet duhet ta respektojnë vazhdimisht këtë marrëveshje. Kjo qeveri monoetnike, anti-europiane, po i zhbën themelet e marrëveshjes paqësore të Ohrit. Kjo qeveri ka një detyrë, pra të de-shqiptarizon çdo institucion shtetëror”, theksoi Rexhepi.