Zejd Rexhepi – Mickoskit: Fronti Europian nuk hesht për vlerat kombëtare, si servilët e VLEN-it

Zejd Rexhepi – Mickoskit: Fronti Europian nuk hesht për vlerat kombëtare, si servilët e VLEN-it

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar duke thënë që “ka gabuar rënd Mickovski nëse ka shpresuar që shqiptarët në krye me Frontin Europian, do të heshtin para abrogimit të vlerave kombëtare shqiptare”.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë tē Rexhepit:

EH PO, DARDHA KA BISHT!!!
Paradoksale është kur dëgjon këta të VLEN-it që dalin “garantues” të gjuhës shqipe në kohën që të gjithë unanimisht e mohojnë ekzistimim zyrtar të saj.
Poashtu, të thuash që asgjë nuk do të ndodh në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese, dëshmon akuzat tona që politika (VMRO-ja) i ka futur thellë duart në këtë institucion dhe tash kur “dardhat po ju dalin me bisht”, “garantojnë” që nuk do të guxon të hapet kjo temë në këtë mbledhje të kushtetueses.
Ka gabuar rënd Mickovski nëse ka shpresuar që shqiptarët në krye me Frontin Europian, do të heshtin para abrogimit të vlerave kombëtare shqiptare.
Agjenda e tij antishqiptare edhe mund të kishte kaluar në saje të servilizmit të verbër të partnerëve të tij qeveritar nga VLEN-i, por interesat kombëtare shqiptare e kanë gardianin dhe garantuesin e vërtetë :
– POPULLIN SHQIPTAR NË KRYE ME FRONTIN EUROPIAN.

MARKETING