Zejd Rexhepi kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit?!

Zejd Rexhepi kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit?!

Ndonëse ka filluar publikimi i emrave për shumë komuna ku do të garojnë kandidatë shqiptarë, ende nuk është vendosur saktësisht nga subjektet politike shqiptare në disa vende se kush do t’i prijë këtij procesi nga radhët e tyre.

Televizioni SHENJA nga burime jozyrtare të mirëinformuara merr vesh se kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd do të jetë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit.

Rexhepi aktualisht është deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur përmes një koalicioni me “Frontin Europian” në përbërjen e tanishme parlamentare./TVSHENJA

MARKETING