Zejd Rexhepi: Ia prishëm planet Kryetarit të Kuvendit – servilit të VMRO!

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar ndaj dështimit të sotëm për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si përpjekje të Kryetarit të Kuvendit për të vepruar jashtë rregullores.
Më poshtë shkrimi i plotë i Rexhepit:
𝐃𝐡𝐞𝐥𝐩𝐫𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐡ë𝐧ë “𝐫𝐫𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐪𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐢 𝐭𝐡𝐚𝐫ë𝐭”
Kryetari i Kuvendit – servili i VMRO-së – sot dështoi ta mbajë mbledhjen jashtë rregullores. Pastaj, për të mbuluar turpin, doli me deklaratë se “me koordinim” paska vendosur që ajo të mbahet më 10.09.2025.
E vërteta është se ai mbledhjen donte ta mbante sot me urdhër, siç është mësuar të urdhërohet vetë. Ne ia prishëm planin – dhe me vendimin tim, mbledhja është caktuar për 10.09.2025.
Kuvendi nuk është pronë private e partive, por institucion i qytetarëve!
PS
Dëshminë e keni në foto!