Ylli i skuadrës dhe 50 milionë euro, Atletico Madridi pranon ofertën e Arsenalit
Atletico Madridi thuhet se e ka pranuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin Julian Alvarez.
Gjiganti londinez raportohet se ka ofruar 50 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit Viktor Gyokeres, gjë që ia ka plotësuar të gjitha kërkesat “Los Rijoblancos”.
“El Chiringuito” ndër të tjera raporton se tani ka mbetur vetëm që dy lojtarët të japin “dritën e gjelbër”, ngase aktualisht nuk kanë marrëveshje me klubet e përmendura.
Alvarez ëndërronte kalimin te Barcelona, e cila ofroi 100 milionë euro por që Atletico e refuzoi menjëherë ofertën.
Në anën tjetër, ende është e paqartë qëndrimi i Gyokeres duke qenë se edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesorë te “Topçinjtë” me të cilët fitoi titullin e Ligës Premier si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve./

