Xi Jinping në takimin me Putinin: Rusia dhe Kina kanë qëllime të ngjashme

Xi Jinping në takimin me Putinin: Rusia dhe Kina kanë qëllime të ngjashme

Kina dhe Rusia “ndajnë qëllime të ngjashme”. Kështu u shpreh presidenti kinez, Xi Jinping në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën gjatë një vizite në Moskë.

“Është e vërtetë që të dy vendet tona ndajnë të njëjtat qëllime ose disa të ngjashme. Ne kemi bërë përpjekje për prosperitetin e vendeve tona përkatëse… ne mund të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona. Jam shumë i lumtur që mund të vizitoj përsëri Rusinë, me ftesën tuaj. Dhe se Rusia është vendi i parë që vizitova pas rizgjedhjes sime si President i Kinës,” i tha Xi Putinit.

Xi shprehu gjithashtu mbështetjen për rizgjedhjen e Putinit, shkruan CNN.

“Unë e di që zgjedhjet presidenciale në Rusi janë vitin e ardhshëm. Zhvillimi i Rusisë është përmirësuar ndjeshëm nën udhëheqjen tuaj të fortë. Unë besoj se populli rus do të vazhdojë t’ju mbështesë fuqishëm,” tha ai.

Xi tha se Kina “vlerëson shumë” lidhjet Kinë-Rusi dhe se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit.

MARKETING