Xhudo, Kosova fiton të drejtën e organizimit të Europianit

Xhudo, Kosova fiton të drejtën e organizimit të Europianit

Kosova ka fituar të drejtën të organizojë Europianin e Xhudos. Unioni Europian i Xhudos (EJU) ka zgjedhur shtetin dardan për të organizuar Europianin që do të nisë në 16 dhjetor.

Çmimi total për atletët dhe trajnerët është 300,000 euro. Ndërkohë, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka u shpreh:

Formati i ri i Europianit mbështetet shumë nga qeveria. Ne ofrojmë një stimul të madh financiar për sportistët tanë, të cilët kanë bërë bujë me tre medalje olimpike në vitet e fundit.

Atletët dhe trajnerët mund të fitojnë 150,000 euro për peshë, një hap i madh ky për standardet e këtij sporti.

Xhudo është prej kohësh një sport kombëtar këtu. Ajo që na ka munguar deri më tani është një turne në shtëpi ku yjet tanë kryesorë mund të shfaqen para tifozëve”, deklaroi Kuka.

Kosova shkëlqen prej kohësh në sportin e xhudos me kampione si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

 

MARKETING