Xavi “i trembet” Realit

Xavi “i trembet” Realit

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Real Madrid.
“Los Blancos” do të shkojë nesër në Camp Nou për t’u përballur me Barçën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Mbretit. Xavi ka theksuar se Reali është mësuar të përmbysë rezultate të rëndësishme.
“Real Madrid mund të vijë nesër dhe ata mund të na mundin, ata janë mësuar me përmbysje”, tha ndër të tjera Xavi për ndeshjen e nesërme.

Nesër do të mësohet se cili ekip do të shkojë në finale.

Kujtojmë se sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.

MARKETING