Xabi Alonso ka një pakt me Bayer Leverkusenin – spanjolli mund të largohet për katër klube

Xabi Alonso ka një pakt me Bayer Leverkusenin – spanjolli mund të largohet për katër klube

Mes spekulimeve për të ardhmen e Carlo Ancelottit tek Real Madridi, Xabi Alonso pritet që të jetë zëvendësuesi i tij këtë verë. 

‘Los Blancos’ raportohet se nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për teknikun italian ende, por shumë besojnë se ky është sezoni i tij i fundit në stolin madrilen. 

Shpresat e Ancelottit për të vazhduar punën varen tërësisht nga suksesi në La Liga dhe në Kupën e Mbretit në gjashtë javët e fundit të sezonit. 
Tani, sipas Diario AS, shefi i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka konfirmuar se Alonso ka një pakt me klubin, që e lejon atë të largohet për katër klube që ka luajtur në të kaluarën: Real Soceidad, Liverpool, Bayern Munich dhe Real Madrid.
Carro u fut në detaje duke thënë se Leverkuseni i ka dhënë tri ose katër javë Alonsos për të vendosur të ardhmen e tij përfundimisht.

Në rast se Alonso vendos të largohet, atëherë Real Madridi do të duhet të paguajë 12 milionë euro për shërbimet e tij. 

Jo shumë kohë më parë drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, kishte thënë se Alonso do të vazhdonte të mbetej pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm. 

Një nga pyetjet më të mëdha është koha kur do të ndodhë kjo. Real Madridi do ta mbyll sezonin në La Liga më 24 ose 25 maj dhe pastaj do të kenë tri javë e gjysmë për t’u përgatitur për Kupën e Botës për Klube. 

Do të ketë gjithashtu një afat kalimtar gjatë asaj periudhe, në të cilën shumë lojtarë mund të largohen. 

Nuk është ende e qartë nëse Alonso do të jetë i gatshëm të marrë drejtimin e klubit para kësaj gare apo nëse Ancelotti do të qëndrojë ose do të vijë një trajner i përkohshëm.

MARKETING