West Ham fundos Leeds Utd

West Ham fundos Leeds Utd

Pasi siguroi të enjten finalen e Conference League, West Ham festoi edhe në kampionat. Skuadra londineze triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Leeds United, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Premier League.

Skuadra udhëtuese kaloi në avantazh me anë të spanjollit Rodrigo (17’), por West Ham riktheu baraspeshën pas gjysmë ore lojë falë kapitenit Declan Rice.

Goli i avantazhit për vendasit erdhi nga Jarrod Bowen (72’).
Në minutat shtesë, Manuel Lanzini realizoi golin e qetësisë për skuadrën e tij.

Fitore me rëndësi për skuadrën e David Moyes, ndërkohë që Leedsi i Allardyce mbetet në zonën e ftohtë.

West Ham do të përballet me Fiorentinën në finalen e madhe të Conference League.

Sfida do të zhvillohet në muajin qershor (7).

MARKETING