Vuçiqi takohet me Hillin: U pajtuam rreth formimit urgjent të Asociacionit

Vuçiqi takohet me Hillin: U pajtuam rreth formimit urgjent të Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar të premten ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Vuçiqi ka shkruar në Instagram se me Hillin janë pajtuar që formimi i Bashkësisë së komunave serbe është i një rëndësie prioritare.

“E informova ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve në Bruksel. U pajtuam që formimi urgjent i Bashkësisë së Komunave Serbe është i një rëndësie prioritare, por edhe se duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë dhe M.”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Vuçiqi ka shkruar po ashtu se është mirënjohës për ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin e ardhshëm të Demokracisë, i cili do të mbahet online në mars të këtij viti.

Në këtë Samit është ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

MARKETING