Vuçiqi në Moskë, merr pjesë në festimet e Ditës së Fitores

Vuçiqi në Moskë, merr pjesë në festimet e Ditës së Fitores

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka udhëtuar në Rusi, në vizitën e tij të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian se vizita në Moskë mund t’i devijonte ambiciet e Serbisë për t’u anëtarësuar në bllok, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

MARKETING

Vuçiqi të martën ka arritur në Moskë pasi kishte pasur probleme shëndetësore javën e kaluar gjatë udhëtimit për në SHBA, që nxiti pyetje nëse ai do të udhëtojë për Moskë.

Kremlini ka njoftuar se Putini të premten do të zhvillojë takime bilaterale me atë dhe me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.

Dita e Fitores, e cila festohet më 9 maj në Rusi, është bërë festa më e rëndësishme sekulare e vendit.

Një paradë masive përmes Sheshit të Kuq dhe ceremoni të tjera do të shohin përpjekjet e Moskës për të projektuar fuqinë e saj dhe të konfirmojë aleancat që i ka arritur derisa ka synuar të kundërbalancoj Perëndimin gjatë konfliktit në Ukrainë.

MARKETING