Vuçiq: Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, para udhëtimit të tij në Bruksel, se do ta veprojë ashtu siç është më së miri për vendin e tij.

“Atyre që paraprakisht po përgatiten të na sulmojnë – sepse do të nënshkruajmë diçka, se do të jemi tradhtarë, dhe paraprakisht e dinë se jemi fajtorë, dhe se po kthehemi në vitet ‘90 – mund t’iu them të mos shqetësohen. Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90. Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel.

Palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e Bashkimit Evropian, apo i njohur tashmë si plani franko-gjerman, si një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky propozim është përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MARKETING