Vritet një grua me thikë në Koçani, sulmuesi e ka goditur mbi 40 herë

Vritet një grua me thikë në Koçani, sulmuesi e ka goditur mbi 40 herë

Mëngjesin e sotëm në Koçani, pas një mosmarrëveshje, 59 vjeçari U.R e ka sulmuar me thikë një grua të moshës 46 vjeçare (T.M), ndërsa nga plagët gruaja ka vdekur.
Rasti është konfirmuar nga policia e Shtipit.
Sipas tyre, burri e ka goditur gruan me thikë mbi 40 herët.
Të dhënat flasin se arsyeja e vrasjes ka qenë posedimi i materialeve komprometuese nga ana e sulmuesit për viktimën. Sulmuesi ka tentuar të merr para në këmbim të mos publikimit të videove.
Kërcënimet disa herë janë denoncuar në polici dhe në Prokurorin e Koçanit prej ku gruaja ka kërkuar mbrojtje.
Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Koçani dhe prokuror publik dhe me urdhër të tyre trupi është dorëzuar për obduksion.
Sulmuesi është arrestuar dhe pas dokumentimit të plot të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim penal adekuat. /SHENJA/

MARKETING