Vriten pesë palestinezë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

Vriten pesë palestinezë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

Pesë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, ka bërë të ditur të mërkurën ministria palestineze e Shëndetësisë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka thënë se një dron sulmoi një grup prej pesë të rinjsh pranë një xhamie në qytetin e Tubasm, dhe një ekuipazh i ambulancës i transferoi trupat në spitalin e qeverisë lokale, raporton BBC.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një avion goditi një “celulë të armatosur terroriste” gjatë aktivitetit kundër terrorizmit nga forcat e sigurisë në Tubas dhe në qytetin e afërt të Tamun.

Një zyrtar ushtarak izraelit ka thënë më vonë se ishte shpallur shtetrrethim në Tubas si pjesë e operacionit.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se forcat izraelite po kryenin sulme në shkallë të gjerë në periferi të qytetit dhe disa lagje.

Wafa ka thënë gjithashtu se një operacion ushtarak izraelit po vazhdon në qytetin e Tulkarm dhe kampet e tij të refugjatëve për të dytën ditë.

Të martën, ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se një burrë dhe një grua palestineze u vranë nga të shtënat me armë nga forcat izraelite në Tulkarm.

Forcat izraelite janë duke kryer operacionin më të madh ushtarak në Bregun Perëndimor që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe lufta që pasoi në Gaza.

MARKETING