Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Protesta në kryeqytet ka shënuar ditën e saj të 87-të radhazi, me protestuesit që u grumbulluan sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

MARKETING

Description of image

Protesta e sotme u fokusua në mbajtjen e fjalimeve kryesore përpara selisë së ekzekutivit, ku përfaqësuesit e protestës adresuan një sërë kërkesash socio-ekonomike që lidhen drejtpërdrejt me kushtet e jetesës, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve publike, dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike, shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe ligjit për investimet strategjike.

Ndër shqetësimet kryesore të artikuluara gjatë tubimit ishin rritja e kostove të jetesës që po godet veçanërisht shtresat me të ardhura të ulëta, nevoja urgjente për reformimin me baza reale të skemës së pensioneve, si dhe alarmi mbi largimin e vazhdueshëm të rinisë nga vendi.

Organizatorët e protestës deklaruan se marshimet dhe tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

MARKETING