Vrasje e trefishtë mbrëmë në Shqipëri, forcat RENEA blindojnë tri qytete

Vrasje e trefishtë mbrëmë në Shqipëri, forcat RENEA blindojnë tri qytete

Forcat RENEA, ato të Sigurisë Kombëtare dhe drejtues të policisë u panë mbrëmë në fshatin Memaliaj, pas vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin pak para mesnatës.

Pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve janë ngritur në tre qytete të mëdha, Fier, Berat dhe Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:20, në Memaliaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka.

Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital./Abcnews.al/

MARKETING