Voska zyrtarizon tre blerjet e para në merkato
Voska Sport ka zyrtarizuar sot tre blerjet e para të merkatos së janarit. Bëhet fjalë për sllovenin, Filip Valencic, Ture Sira dhe Oiva Laksonen.
Me të tre futbollistët, Voska ka firmosur kontrata për një vit e gjysmë.
Valencic i bashkohet Voskës pas një eksperiencë ku gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme, në mesin e tyre si Dinamo Minsk, Olimpija Ljubljana, Monza e HJK.
Sira vjen nga Finlanda dhe klubi i tij i fundit ku ishte paraqitur ishte FC Haka, teksa nga e njejta skuadër vjen edhe finlandezi tjetër Laksonen.