Voska Sport ndahet me trajnerin Milan Radoviq

Voska Sport ndahet me trajnerin Milan Radoviq

Skuadra e Voska Sportit ka ndarë rrugët edhe zyrtarisht me trajnerin Milan Radoviq. Njoftimi zyrtar ka ardhur sot nga ana e vet klubit shqiptar nga Ohri, të cilët përmes një komunikate njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me teknikun malazez me marrëveshje të dyanshme.

MARKETING

Description of image

Radoviq te Voska Sporti erdhi në qershorin e vitit të kaluar, ndërsa për shkak të rezultateve jo të mirë, palët ndanë rrugët. Emri që po përflitet në media që pritet ta zëvendësoj Milan Radoviqin te Voska është i Srgjan Zaharievskit, i cili së fundmi ishte i angazhuar te Struga Trim Lum.

Kujtojmë se Voska Sport e nisi me humbje gjysmësezonin pranveror, duke u mundur në Çair nga Shkupi në xhiron e 19-të. /SHENJA/

MARKETING