Voska e humb ndeshjen kundër Vardarit me rezultat zyrtar 0:3!

Ky është vendimi i sjellur nga Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut për duelin e ndërprerë në kuadër të xhiros së 28-të, aty ku Voska u largua nga fusha pas revoltës ndaj arbitrave dhe nuk u kthye më. Dhe për të njejtën Voska është dorëzuar në komisionin disciplinor. Klubi shqiptar nga Ohri është vendosur në komision disciplinor edhe për shkak të organizimit të dobët.
Përveç klubit, në komision disciplinor kanë përfunduar edhe trajneri Klodian Arbri dhe kapiteni Agon Hani për shkak të thirrjeve të futbollistëve për largim nga fusha.
Ndërkohë, FFM ka dorëzuar në Komision Disciplinor edhe Struga Trim Lum për organizimin e dobët në ndeshjen ndaj Gostivarit të luajur në xhiron e fundit. /SHENJA/