Vosha: Zemra më tha të veshë fanellën e Shkupit

Vosha: Zemra më tha të veshë fanellën e Shkupit

Arbi Vosha është zyrtarizuar sot si përforcimi i parë i Shkupit në merkaton e verës. Ai pas prezantimit ka folur edhe për kanalin e klubit nga Çairi.

“Ndjehem shumë mirë, pasi kam ardhur te ekipi kampion i shumëfishtë i vendit dhe fitues i disa titujve të Kupës. Është ndjenjë e veçantë të mbash veshë këtë fanellë, duke ditur që në të kaluarën shumë legjenda dhe emra të mëdhenj kanë kalitur emrat e tyre në këtë stadium. Të them të vërtetën oferta të shumta nga klube të ndryshme, mirëpo zemra më tha që të veshë fanellën e Shkupit. Dua të luaj për disa vite me këtë skuadër, për të bërë më pas ngritje edhe më të madhe në karrierë. Dua të fitojmë sa më shumë me Shkupin dhe ti gëzojmë edhe “Shvercerat”, që janë tifozëria më e zjarrtë në vend”, ka thënë Vosha.

MARKETING